Bellaj në siklet ndaj Partizanit, tre humbje radhazi dhe mungesë titullarësh për Vorën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2026 | 19:10

Bellaj në siklet ndaj Partizanit, tre humbje radhazi dhe mungesë titullarësh për Vorën

Superiorja tashmë është futur në fazën dramatike për skuadrën debutuese të Vorës, e cila po haset me vështirësitë e mbijetesës. E këtë fazë vorakët do ta nisin sërish në shtëpi, ashtu si dhe në fazën e tretë, kundër Partizanit, ku e patë fituar takimin 1-0 dhe atë gol të vetëm e shënoi Dario Daka, në minutën e 90-të. Por tashmë ata kanë një Partizan mjaft të përforcuar që vjen me moral shumë të lartë pas 5 fitoreve radhazi, gjë që e vështirëson shumë më tepër këtë takim për vendasit.

teuta-vora

Trajneri Bellai po mundohet, që të sjellë qetësinë në skuadër, në mënyrë, që të mos bien në pesimizëm e në panikun, kur në horizont po shohin disfatat e njëpasnjëshme të skuadrës së tyre. Tre humbjet e fundit radhazi të Vorës e kanë zhytur ekipin në një krizë rezultatesh, që ende nuk po e marrin veten që pas vetëvrasjes me Elbasanin kur e humbën 2-1, e më pas humbja me Dinamon po 2- 1, ndërsa humbja e fundit në Ballsh i dha goditjen vendimtare duke e pozicionuar në zonë e “play out”-it.

TAKIMI KUNDËR PARTIZANIT – E ndërsa në Ballsh skuadra e Vorës u përball pothuajse me një formacion të dytë, këtë herë kampi vorak duket më i plotë, pasi rikthehen tre futbollistët e penalizuar nga kartonët, po kështu po vijnë në përmirësim e sipër disa prej lojtarëve të dëmtuar dhe pritet që në këtë ndeshje të jetë një Vorë më e përforcuar, që do të kërkojë një rezultat pozitiv në mënyrë që të mund të largohet të paktën nga zona direkte e daljes nga kategoria.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL