Bekim Balaj ka dy muaj e gjysmë që nuk shënon, i “vodhën” kryesimin e “Këpucës së Artë” në javën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2026 | 22:45

Bekim Balaj ka dy muaj e gjysmë që nuk shënon, i “vodhën” kryesimin e “Këpucës së Artë” në javën e fundit

Bekim Balaj e nis këtë sezon “Final Four” jo me qetësinë e kryesuesit të garës për golashënuesin më të mirë të “Kategorisë Superiore”. Në vitet e kaluara, ishin të tjerët ata që ndiqnin sulmuesin shkodran, por tani, do të duhet që ai të gjejë rrjetën në tre ndeshjet e mbetura, për të mos humbur mundësinë që të bëjë të tijin përsëri trofeun.

balaj

Në fakt Balaj është në krizë të mirëfilltë para portës, pasi nuk gjen rrjetën në Superiore që në fundin e muajit shkurt, kur realizonte përballë Tiranës. Ai arriti në atë ndeshje kuotën e 13 golave dhe pastaj u ndal, duke mos ia dalë të tundë më rrjetën me fanellën kuqeblu në kampionat.

Kjo bëri që ndjekësit pak nga pak t’i afroheshin. Irgi Kasalla me 5 gola në 4 javët e fundit, dy të shënuar pikërisht në atë përmbyllëse ndaj Bylisit, u ngjit pikërisht në kuotën e 13 golave, po aq sa Balaj. Por futbollisti i Vorës, ka një avantazh ndaj Balajt në këto momente, ndaj cilësohet ai kryesuesi i garës për “Këpucën e Artë”.

Rregullorja për trofeun specifikon se në rast barazimi golash, do të merret për bazë kush ka luajtur më pak minuta, pra që ka një raport më të mirë golash për minuta në fushë. Në këtë pikë, Kasalla është kryesues pasi ka luajtur më pak se Balaj. Kjo bën që sulmuesi i Vllaznisë të jetë i detyruar medoemos që të gjejë rrjetën në tre ndeshjet e mbetura, nëse dëshiron që të shpallet për sezonin e tretë radhazi golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL