Postuar: Korrik 22, 2025 | 17:42
Bastet thonë fjalën e tyre për Europën, Vllaznia nuk konsiderohet favorite as në shtëpi
Vllaznia dhe Vikingur do të masin forcat më 24 korrik, prej orës 20:30. Kompanitë e basteve kanë ndarë koeficientët për këtë ndeshje dhe tregojnë islandezët si favoritë.

Fitorja e Vikingur në transfertë është kuotuar me koeficientin 2. Fitorja e Vllaznisë me 3.6, ndërsa barazimi 3.4.
Për Vllazninë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi kujtojmë se Vikingur eliminoi me goleadë Malishevën. Në anën tjetër, Vllaznia me jo pak vështirësi nxori jashtë loje Daugavpils. Tashmë sfida i vendos përballë në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
PANORAMASPORT.AL













