Postuar: Mars 2, 2025 | 19:57
Barazimi me Teutën, Redi Kasa i pakënaqur: Vetëm Egnatia ishte në fushë
Redi Kasa ka folur pas ndeshjes, që Egnatia barazoi 1-1 me Teutën.

Sulmuesi i Egnatias tregoi pakënaqësi për rezultatin, që i dha 1 pikë rrogozhinasve.
Kishte vetëm një skuadër në fushë sot, skuadra bëri gjithçka për ta fituar sfidën. Pa mundur dot, por i tillë është futbolli, pas 3 ditësh vjen një ndeshje tjëtër shumë e rëndësishme.
Më mungon goli, po punoj për skuadrën dhe të jem më pak egoist, të bëj më shumë për skuadrën. Dëgjoj trajnerin që ka shumë besim tek unë dhe të gjithë skuadrës. Ka pasur problem fillimi i sezonit, tani jam në gjendje më të mirë dhe goli do të vijë”, u shpreh Kasa për RTSH.
PANORAMASPORT.AL













