Atalanta e Gjimshitit e ka mision të pamundur me Bajernin, bavarezët kanë prekur çdo çerekfinale të Championsit që nga viti 2019…
Goglat nuk u treguan aspak bujare me Atalantën e Berat Gjimshitit, e cila do të luajë kundër Bajern Mynih në raundin e 16-të të Ligës së Kampioneve.
Përveç performancës së tyre në fushë, edhe historia luan një rol. Që nga edicioni 2018/2019, bavarezët nuk janë ndalur në raundin e 16-të të Ligës së Kampioneve, që atëherë, Bajern gjithmonë ka arritur të paktën në çerekfinalet e garës kryesore të kontinentit, duke e fituar atë edhe në sezonin 2019/2020. Për më tepër, këtë sezon, skuadra e Vinsent Kompani në thelb e ka përfunduar tashmë garën për titullin e Bundesligësm ata janë të parët në renditje me një avantazh prej tetë pikësh ndaj Borusia Dortmund, e vendit të dytë.
Megjithatë, skuadra e Rafaele Paladinos kanë njëfarë shprese, të paktën pjesërisht, nga përballjet e tyre të mëparshme me ekipet gjermane. Ndeshja e këtij viti do të jetë e para e tyre kundër Bajernit, por në vitet e fundit, përballjet me klubet e mëdha të Bundesligës kanë qenë historike. Më e fundit, sigurisht, është ajo kundër Borusia Dortmundit. Por në vitin 2024, ishte përsëri një ekip gjerman, Bajer Leverkusen i Çabi Alonsos, fitues i ligës dhe kupës gjermane, të cilin Gasperini e mundi në atë natë të paharrueshme në Dublin që e çoi ekipin e Bergamos drejt fitores në Ligën e Europës.
PANORAMASPORT.AL













