Asnjë kundër, FSHF zyrtarizon propozimin e fundit të presidentit Armand Duka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2026 | 23:40

Asnjë kundër, FSHF zyrtarizon propozimin e fundit të presidentit Armand Duka

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur sot që të mbështesë kandidaturën e Aleksandër Çeferin, për t’u emëruar sërish president i UEFA-s në vitin 2027. Federata njoftoi se Komiteti Ekzekutiv u mblodh sot dhe miratoi unanimisht propozimin e presidentit Duka.

komiteti_ekzekutiv_fshf_mbledhje_mars_2025-2048x1365

Zgjedhjet e ardhshme për presidentin e UEFA-s dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv do të mbahen më 22 prill 2027, pikërisht në Astana.

Njoftimi i FSHF:

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar sot, shqyrtoi dhe miratoi unanimisht propozimin e Presidentit Armand Duka lidhur me kandidaturën që FSHF do të mbështesë për postin e Presidentit të UEFA-s.

Ky vendim vjen si shprehje e vlerësimit maksimal për lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Čeferin në zhvillimin e futbollit europian gjatë viteve të fundit.

FSHF beson se vazhdimësia e drejtimit të UEFA-s nga Aleksander Čeferin do të garantojë stabilitet, progres dhe mbështetje të mëtejshme për të gjitha federatat anëtare.

Kongresi i 51-të i UEFA-s, ku do të zhvillohen zgjedhjet për Presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të mbahet më 22 prill 2027 në Astana, Kazakistan”.

PANORAMASPORT.AL