Arteta e ka me gjyqtarin pas humbjes: Ajo në shtesë mund të jepej lehtësisht penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2026 | 22:26

Arteta e ka me gjyqtarin pas humbjes: Ajo në shtesë mund të jepej lehtësisht penallti

Mikel Arteta ka qenë dukshëm i zhgënjyer pas humbjes në finalen e Ligës së Kampioneve, ku Arsenali u mposht nga PSG me penallti. Sipas trajnerit, fati i ndeshjes mund të kishte qenë plotësisht ndryshe nëse gjyqtari do të kishte dhënë një penallti në favor të skuadrës së tij në shtesa pas rrëzimit të Madueke.

arteta

“Është shumë e vështirë ta pranosh kur ke kaq shumë vazhdimësi gjatë gjithë turneut dhe humbet finalen me penallti.

Penalltia në shtesë? E pashë përsëri dhe lehtësisht mund të kishte qenë penallti. Arbitri e mori atë vendim, ndërsa mori një tjetër për penalltinë kundër Moskuera dhe po, ky është një vendim i rëndësishëm.

U thashë lojtarëve se jam shumë krenar për ta. Sezoni që kemi kaluar pavarësisht rrethanave, vetëm në e dimë se çfarë kemi kaluar. Ata na kanë dhënë kaq shumë gëzime. Është një privilegj të menaxhosh këtë grup lojtarësh, mënyrën se si e mbajnë këtë stemë dhe sa shumë kanë dhënë për të. Ne fituam diçka të madhe por nuk ia dolëm në më të madhen.

Nuk kemi arritur në finale prej 22 vitesh. Duhet të marrim meritën e sezonin që kemi pasur, por për momentin askush nuk mund ta largojë dhimbjen nga ne.

PSG është një ekip i shkëlqyer, urime atyre. Është shumë e vështirë të luash kundër tyre, janë një ekip i nivelit të lartë.

Duhet të kalosh nëpërmjet emocionesh. Nëse ke dhimbje, kalo nëpër dhimbje. Nëse mendon se mund të kishe bërë diçka tjetër, mëso prej saj”, ishin fjalët e Artetës pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL