”Arsenali na shënoi me fat, e merituam trofeun”, Luis Enrike flet pas triumfit në Champions: Do mundohemi ta fitojmë edhe vitin tjetër
Luis Enrike ia ka dalë që të kthejë PSG-në në superfuqinë e futbollit europian me dy fitore radhazi në Ligën e Kampioneve si rrallëkush më përpara. Dhe trajneri spanjoll duket se është i uritur për një sukses të tretë.

“Penalltitë? Vendosa shumë kohë më parë që të qëndroj i qetë dhe të mundohem ta shijoj, pasi të duhet fat te gjuajtjet e penalltive. Mendoj se ishim një skuadër e madhe sa i përket cilësisë të gjuajtjeve tona, ashtu si edhe me portierin.
Është e mrekullueshme të rifitojmë Ligën e Kampioneve. Ndoshta sot të dy skuadrat e meritonin të fitonin, por për mënyrën se si kemi luajtur të gjithë sezonin, mendoj se e merituam. Do të mundohemi që ta bëjmë përsëri në edicionin e ardhshëm. Pse jo?
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për ta, duke shënuar pas një aksioni me fat. Ne jemi mësuar me sulmin ndaj një ekipi të kthyer tërësisht poshtë, por ata janë të fortë fizikisht dhe e dinë si të mbrohen, ndaj ishte shumë e vështirë”, ishin fjalët e Luis Enrikes për TNT Sport pas duelit.
PANORAMASPORT.AL













