Aliji nuk ka dyshime para ndeshjes me Flamurtarin: Jemi ekip më i mirë, e di rolin tim te Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2025 | 22:22

Aliji nuk ka dyshime para ndeshjes me Flamurtarin: Jemi ekip më i mirë, e di rolin tim te Kombëtarja

Naser Aliji është shfaqur sot para mediave për të folur rreth ndeshjes së radhës të Dinamos, atë ndaj Flamurtarit, të vlefshme për javë e 6 të Superiores. Mbrojtësi ka theksuar se te blutë ishte pozitiv fakti që më në fund ekipi nuk kishte mungesa që kanë qenë problemi më i madh i ekipit në këtë periudhë dhe shprehu bindjen e plotë se kryeqytetasit kishin një skuadër më të mirë se ajo e vlonjatëve.

aloji

“Gjendja e ekipit është e mirë. Këtë herë nuk kemi mungesa, jemi të plotë dhe kjo është diçka e rëndësishme para një ndeshjeje si kjo me Flamurtarin. Kur vjen pas një fitoreje sigurisht që atmosfera është më e mirë, por te Dinamo gjithnjë atmosfera ka qenë e mirë, nuk ka ndryshuar shumë në këtë aspekt.

Flamurtari ka lojtarë të mirë, por mendoj se i duhet kohë. Ne jemi bashkë që sezonin e kaluar dhe besoj se jemi ekip më i mirë se ata. Do të kërkojmë vetëm fitoren ndaj Flamurtarit. Dinamo në çdo ndeshje hyn në fushë vetëm për tri pikët.

Kombëtarja? Është krenari për çdo futbollist të jetë pjesë e saj. Unë e di rolin tim në Kombëtare, jam mbrojtës i majtë, në qendër ka lojtarë të tjerë. Nëse do të jetë nevoja jam gati gjithmonë”, ishin fjalët e mbrojtësit të Dinamos.

PANORAMASPORT.AL