“Alarm” te Partizani para Tiranës, Kërnaja dhe jo vetëm në rrezik për derbin! Bardheblutë më të qetë
Partizani-Tirana do të luhet më 15 shkurt, pikërisht për javën e 24-të të Superiores. Llogaritë kanë filluar të bëhen që tani, rreth një javë më parë.

Partizani është disi në alarm sa i përket kartonëve të verdhë. Janë gjashtë lojtarë bashkë me Oltijon Kërnajën, që në rast se ndëshkohen me karton të verdhë nesër ndaj Bylisit do të mungojnë kundër Tiranës.
Bardheblutë janë më të qetë për këtë aspekt. Vetëm Anxhelo Tafas është me tre kartonë të verdhë. Kështu mund të shqetësohet vetëm sa u përket dëmtimeve, ndryshe nga Partizani që duhet të shikojë edhe kartonët.
Nga lista e lojtarëve që rrezikojnë te Partizani, Doumbia mund të mos llogaritet. Kjo duke mos qenë është i gatshëm që të luajë ndaj Bylisit.
NË RREZIK PËR DERBIN
Partizani: Valentino Murataj, Paulo Buxhelaj, Saliu Sembene, Redon Ismaili, Adnard Mehmeti, Arafat Doumbia(i dëmtuar), Oltijon Kërnaja(staf)
Rikthehet: Xhuliano Skuka
Tirana: Anxhelo Tafas
PANORAMASPORT.AL













