1X2 PARASHIKIME/ Reali dhe PSG-ja prodhojnë gola, Holanda kërkon të mposhtë Anglinë
![]()
CLUB WORLD CUP
PSG – REAL MADRID Një vend në finalen e Kupës së Botës për Klube është në lojë ndërsa dy gjigantët europianë, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, përballen për supremaci. Kjo është ndeshja e dytë gjysmëfinale e kompeticionit që do të zhvillohet në “MetLife Stadium” në New Jersey të mërkurën, dhe parashikimi ynë është për një ndeshje me shumë gola, me më shumë se tre gola. Fituesi i kësaj sfide do të takohet në finale me fituesin e ndeshjes Fluminense – Chelsea në këtë turne. Do të ishte një moment kurorëzimi për PSG-në, e cila tashmë ka ngritur standardin me titullin e parë në Ligën e Kampioneve këtë sezon. Ekipi i Luis Enriques ka qenë i përsosur kundër skuadrave europiane Atletico Madrid dhe Bayern Munich, kështu që ata do të jenë shumë të motivuar për një fitore tjetër të fuqishme. Madridi nuk do t’ua lejojë kaq lehtë, sidomos pasi duan t’i japin trajnerit të ri Xabi Alonso një fillim të përshtatshëm. Ka edhe një bonus prej 1 milion eurosh të shpallur për secilin lojtar të Madrid nëse fitojnë këtë kompeticion, kështu që do të ketë mjaft motivim nga gjigantët e La Ligës. A do të na ofrojnë këta dy gjigantë europianë një spektakël me shumë gola?
PARASHIKIMI: Shënohen mbi 3.5 gola 42%
EUROPIANI I FEMRAVE
Angli – Holandë Grupi D i Kampionatit Europian të Femrave konsiderohet gjerësisht si grupi që do të prodhojë fituesen përfundimtare. Në këtë grup ndodhen kampionet në fuqi, Anglia, të cilat do të përballen me Holandën në raundin 2. Para kësaj ndeshjeje, holandezët janë në krye me tri pikë, ndërsa Anglia në fund të klasifikimit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund”. Anglia, e renditur e pesta, është skuadra me rang më të lartë në këtë grup, i cili përfshin tri ekipe që ndodhen në top 11 të renditjes botërore. Në të njëjtën kohë, janë pikërisht “Luaneshat” që rrezikojnë më shumë eliminimin pas dy raundesh. Holanda është e renditur gjashtë vende më poshtë Anglisë dhe do të synojë një fitore të madhe këtu. Ato do të përballen me trajneren që i udhëhoqi në titullin e Europianit 2017. Holandezet nuk do të kërkojnë vetëm të mposhtin një kombëtare më të lartë të renditur, por edhe një trajnere që ka humbur vetëm një ndeshje në Kampionatin Europian, Sarina Wiegman.
PARASHIKIMI: Fiton Holanda dhe shënohen mbi 2.5 gola 51%
Francë – Uells Kur Franca do të përballet me Uellsin në raundin e dytë të kompeticionit, kanë mundësinë të bëjnë një hap të rëndësishëm drejt fazës me eliminim direkt. Kjo ndeshje e Grupit D në “AFG Arena” në St. Gallen të mërkurën vjen me parashikimin tonë se si “Les Bleues” ashtu edhe “Dragons” do të shënojnë gola. Një fitore 2-1 ndaj Anglisë nisi turneun për Francën, ndërsa Uellsi u mposht 3-0 nga Holanda. Një humbje këtu do ta dënonte më së shumti Uellsin me eliminim të hershëm nga turneu. Franca shënoi dy herë brenda tri minutave në minutat e 36-të dhe 39- të për të tronditur Anglinë, e cila arriti të shënonte vetëm një gol ngushëllimi në fund. Fitoreja 2-1 bëri që francezet të regjistronin nëntë fitore radhazi. Zgjerimi i kësaj serie do t’i afronte edhe më shumë në fazën e nokautit dhe do të garantonte kualifikimin nëse Holanda fiton në këtë ditë ndeshjeje kundër Anglisë. Uellsi mbajti mbrojtjen pothuajse gjatë gjithë pjesës së parë, para se një gol në kohën shtesë të pjesës së parë hapi derën për tre gola brenda një ore lojë. Humbja 3-0 në ditën e parë të ndeshjeve bëri që ata të regjistrojnë tri humbje radhazi dhe shtatë ndeshje pa fitore (2 barazime, 5 humbje).
PARASHIKIMI: Shënojnë të dyja skuadrat 55%
PANORAMASPORT.AL













