ZYRTARE/ Vllaznia firmos me talentin e akademisë, kontratë 5-vjeçare për mbrojtësin e majtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2021 | 13:33

ZYRTARE/ Vllaznia firmos me talentin e akademisë, kontratë 5-vjeçare për mbrojtësin e majtë

Vllaznia ka kryer goditjen tjetër në merkato. Skuadra shkodrane ka arritur të firmosë me Geralb Smajlin. Mbrojtësi 19-vjeçar i cili është produkt i akademisë së Vllaznisë ka firmosur një kontratë 5-vjeçare ku cilësohet si element i së ardhmes.

geralb smajli

Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi kuqeblu me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

POSTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“VLLAZNIA FIRMOS ME 19 VJEÇARIN GERALB SMAJLI

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrêveshjen dhe ka firmosur kontratën me mbrojtësin 19 vjeçar Geralb Smajli. Ai është produkt i Akademisë tonë dhe si rrjedhojë konsiderohet një element i së ardhmes. Për këtë arsye është firmosur kontratë 5 vjeçare me të.??”

smajli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"