Zyrtare! UEFA sjell Strugën në Shqipëri, Shpëtim Duro kërkon Europën nga stadiumi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2023 | 13:04

Zyrtare! UEFA sjell Strugën në Shqipëri, Shpëtim Duro kërkon Europën nga stadiumi…

Struga do të luajë në Shqipëri ndeshjen e “Play Off” të Ligës së Konferencës përballë Breidablik! UEFA ka vendosur të mos e licencojë stadiumin e Strumicës për shkak se nuk i plotëson kushtet për të luajtur një ndeshje kaq të rëndësishme.

STRUGA

Në këtë mënyrë, Struga do të luajë në stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku fusha është në gjendje perfekte dhe kushtet e stadiumit janë ndër më modernet. Lajmin e ka konfirmuar vetë Federata Shqiptare e Futbollit.

“Sfida Struga-Breidablik, e vlefshme për fazën play-off të UEFA Conference League, do të luhet më datën 24 gusht në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 19:00.

Vendimi është marrë në konsultim mes UEFA-s, Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi stadiumi i Strugës nuk plotësonte kriteret e qeverisë së futbollit europian për ndeshjet e kësaj faze.

Gjithashtu, asnjë stadium tjetër në Maqedoninë e Veriut nuk përmbush aktualisht kriteret e UEFA-s dhe për këtë arsye u ra dakord me FSHF, që ndeshja e parë e Strugës të luhet në Shqipëri.

Përveç stadiumit, Federata Shqiptare e Futbollit do të ofrojë të gjithë asistencën e saj për organizimin sa më të mirë të ndeshjes falë edhe eksperiencës së madhe që ka në pritjen e kompeticioneve ndërkombëtare”, shkruan FSHF në komunikatën e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"