Zyrtare/ UEFA lë Skënderbeun jashtë Championsin, ja kush shkon në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 23:07

Zyrtare/ UEFA lë Skënderbeun jashtë Championsin, ja kush shkon në Europë

Nuk ka më dilema, UEFA ka zyrtarizuar pak minuta më parë se Kukësi do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve, ndërsa Luftëtari, Partizani dhe Laçi do të jenë pjesë e Ligës së Europës.

Europa

Qeveria e futbollit evropian mesa duket nuk ka pritur vendimin e KAS-it të Lozanës për të zyrtarizuar se kush mes Skënderbeut dhe Kukësit do të shkonte në Champions.

kUKESI

Klubi korçar pret një përgjigje nga KAS, por gjithsesi UEFA njeh Kukësin si pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve në turin e parë. Shorti do të hidhet më 20 qershor për të dyja kompeticionet.

Të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore që do të marrin pjesë në Europë, do të jenë në raundin e parë kualifikues.Ndërsa për sa i përket 2 skuadrave kosovare, Drita dhe Prishtina, ato do të marrin pjesë në raundet paraeliminator, ku do të ndeshen me skuadra të lehta në letër.

uefa

Edhe 2 skuadrat shqiptare të Maqedonisë, Shkëndija dhe Shkupi do ta nisin nga raundi i parë ashtu si Kukësi, Luftëtari, Laçi dhe Partizani.

Ky zyrtarizim i skuadrave që do të marrin pjesë në Europë, mban në fuqi dënimin e Skënderbeut, i cili është i përjashtuar nga kompeticionet Europiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"