ZYRTARE/ U shpall kampion me Tiranën, ish-mesfushori bardheblu huazohet dhe për një vit te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2023 | 15:21

ZYRTARE/ U shpall kampion me Tiranën, ish-mesfushori bardheblu huazohet dhe për një vit te…

Enur Totre do të jetë pjesë e Shkëndijës së Tetovës dhe për një vit tjetër, sërish i huazuar nga klubi ukrainas, Vorskla Poltava.

totre

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi kuqezi, në të cilin luajti si i huazuar 6 muajt e fundit.

“Shkëndija është shtëpia ime dhe për mua paraqet nder e krenari të luaj për këtë fanellë. Vlerësoj se kemi punë për të bërë, e duam klubin në nivele të larta ku ishim vite më parë, pse jo edhe më lartë dhe për këtë duhet shumë, shumë punë. E di, nuk do të jetë e lehtë, por me kënaqësi kam pranuar të jem këtu në këtë sezon të ri kur besoj se ne do të hedhim hapin e parë drejt ringritjes së Shkëndijës në kreun e futbollit vendorë”, shprehet Totre pasi firmosi kontratën e re për huazimin një vjeçar nga Vorskla te Shkëndija.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"