ZYRTARE/ U aktivizua 41 ndeshje me Laçin, futbollisti 27-vjeçar prezantohet te skuadra e re 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2023 | 23:22

ZYRTARE/ U aktivizua 41 ndeshje me Laçin, futbollisti 27-vjeçar prezantohet te skuadra e re 

Ish-mbrojtësi i Laçit, Marko Roganoviç, do të vijojë karrierën te skuadra rumune e UTA Arad. 27-vjeçari, u prezantua ditën e sotme, duke firmosur kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.  

ROGANOVIC

Kujtojmë që me fanellën e Laçit, Roganoviç, regjistroi plot 41 ndeshje, 33 në kampionat, 4 në kualifikueset e Ligës së Konferencës dhe 4 në Kupën e Shqipërisë. Vlen të theksohet fakti se sezonin e shkuar pjesë e UTA Arad ishin edhe Erjon Hoxhallari dhe Idriz Batha, me këtë të fundit që nuk pranoi rinovimin, duke e ndërprerë në mes bashkëpunimin me skuadrën rumune.  

Roganovic

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"