ZYRTARE/ Teuta merr formë, prezantohet edhe Armando Vajushi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2019 | 13:13

ZYRTARE/ Teuta merr formë, prezantohet edhe Armando Vajushi

Armando Vajushi është zyrtarisht pjesë e Teutës. Edhe pse akordi kishte ditë që ishte arritur, futbollisti shkodran firmosi  sot paradite kontratën që e lidh atë me skuadrën durrsake, duke u bërë kështu përforcimi i katërt zyrtar për ekipin e Bledi Shkëmbit, pas Frashërit, Arapit dhe Bushiçit. Lajmi për firmosjen e Vajushit është publikuar nga vetë klubi i Teutës, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Teuta Vajushi

“Ka firmosur sot paradite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Aramando Vajushi është përforcimi i katërt zyrtar për skuadrën durrsake. 27-vjeçar në sezonin e fundit ka qënë pjesë e F.C. Pro Vercellit”, shkrua klubi në “Facebook”.

Vajushi445

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"