ZYRTARE/ Shok skuadra me Skukën, sulmuesi shqiptar që sezonin e shkuar luante në kategorinë e dytë prezantohet te… Maribori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2023 | 23:49

ZYRTARE/ Shok skuadra me Skukën, sulmuesi shqiptar që sezonin e shkuar luante në kategorinë e dytë prezantohet te… Maribori

Tashmë është zyrtare, Behar Feta është futbollisti më i ri i Mariborit, duke u bashkuar me skuadrën e Xhuljano Skukës. 20-vjeçari, cili spikati me golat e tij në ligën e dytë në Maqedoninë e Veriut, me fanellën e Voska Sport, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë, teksa u prezantua te skuadra historike sllovene, që ka luajtur edhe në grupet e Champions-it.  

FB_IMG_1692732818060-750x430

Te 16 herë kampionët e Sllovenisë, Feta gjen edhe sulmuesin dibran Xhuliano Skuka, i cili disa sezone më parë luante te Korabi në Kategorinë e Parë.  

20-vjeçari Feta prej dy vitesh e gjysmë  ishte pjesë e skuadrës shqiptare Voska nga Ohri, me të cilën edicionin e kaluar shkroi historinë, duke u ngjitur në elitën e futbollit maqedonas.   

Ai ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës para se të transferohej te Voska Sport shkurtin e vitit 2021. Sulmuesi me origjinë shqiptare numëron 6 paraqitje me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë së Veriut. 

PANORAMASPORT.AL  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"