ZYRTARE/ Portieri i Kombëtares Shpresa firmos për 3 vite me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2021 | 15:53

ZYRTARE/ Portieri i Kombëtares Shpresa firmos për 3 vite me Partizanin

Tashmë është zyrtare, Vokli Laroshi do të jetë portieri i ri i Partizanit. Gardiani 20-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me ‘’demat’’ duke bërë një hap të madh në karrierë.

laro

Prej kohësh Laroshi stërvitet me ekipin e Partizanit, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i tij. 20-vjeçari ishte më parë pjesë e Turbinës ku mbante dhe shiritin e kapiteni, gjithashtu është dhe portieri i Kombëtares Shpresa të drejtuar nga Alban Bushi.

Postimi i Partizanit  

ZYRTARE ?
VOKLI LAROSHI FIRMOS ME PARTIZANIN
✍️FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Vokli Laroshin. Portieri i talentuar 20 vjeçar ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë për tre vitet e ardhshme dhe bashkohet me Partizanin pas eksperiencës pozitive me ekipin e Turbinës. Laroshi është një tjetër lojtar premtues që i shtohet talenteve të reja në skuadër. Njëkohësisht portieri cërrikas është edhe pjestar i ekipit tonë përfaqësues U-21 dhe është grumbulluar për sfidën zyrtare ndaj Republikës Çeke në program në 6 shtator.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"