ZYRTARE/ Partizani firmos me “zëvendësuesin” e Fejzullahut, mbrojtësi firmos për 3 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 21:49

ZYRTARE/ Partizani firmos me “zëvendësuesin” e Fejzullahut, mbrojtësi firmos për 3 vite

Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme, edhe përforcimin tjetër. Të kuqtë njoftojnë se Rron Statovci, i ardhur nga ekipi i Flamurtarit në Superligën e Kosovës, ka firmosur me ekipin e Skënder Gegës.

rron statovci

Mbrojtësi i djathtë ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, dhe ai tashmë cilësohet si zëvendësuesi i Arbnor Fejzullahut në atë krah. Statovci i cili është njëkohësisht edhe pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës është prezantuar sot në ambjentet e klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"