Zyrtare/ Nga mbrojtja në sulm, Tirana konfirmon edhe tri largime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2024 | 11:47

Zyrtare/ Nga mbrojtja në sulm, Tirana konfirmon edhe tri largime

Largimet nuk po kanë fund te Tirana. Pas Najdovskit, Deliut dhe Hoxhallarit, tani vijnë edhe 3 largime të tjera në kampin e kryeqytetasve.

patrik

Lojtarët që e kanë radhën të ikin nga ekipi bardheblu janë Bruno Lulaj, Patrik Robson dhe Kristal Abazaj. Lajmërimin e ka publikuar vetë klubi i Tiranës me anë të profileve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Një eksod largimesh tek ekipi kryeqytetas, që duket se do të largojë pjesën më të mirë të ekipit që luajti në sezonin që mbaroi.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL