ZYRTARE! Largim me peshë nga Laçi, Mazrekaj i jep lamtumirën kurbinasve: Vite fantastike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2023 | 11:00

ZYRTARE! Largim me peshë nga Laçi, Mazrekaj i jep lamtumirën kurbinasve: Vite fantastike

Mentor Mazrekaj nuk do të jetë më futbollist i Laçit dhe vetë mesfushori e ka konfirmuar diçka të tillë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, fantazisti nga Kosova ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me kurbinasit pas 3 sezonesh.

MAZREKAJ

Mazrekaj ka qenë një nga më të dalluarit me Laçin, duke shënuar shpesh herë gola me peshë e me paraqitjet e tij, i ka ndihmuar jo pak në Superiore dhe në Europë. Ky ishte një rikthim në Shqipëri për Mazrekajn pasi më parë luante me Partizanin para se të largohej për në Kosovë.

“Ju njoftoj nëpërmjet këtij postimi që nga sot nuk jam më pjesë e KF Laçi. Falënderime të veçanta për presidentin Pashk Laska dhe Prof Shpëtim Duro që mundësuan rikthimin tim në futbollin aktiv. Kanë qenë 3 vite të mrekullueshme me rezultate historike si në kampionatin Shqiptar ashtu dhe në arenën ndërkombëtare me kalimin e shumë tureve. Falënderime për të gjithë tifozët që na përkrahën pavarësisht rezultateve. Me shumë respekt Mentor Mazrekaj”, shkruan futbollisti nga Prishtina.

mazrekaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"