Postuar: Janar 31, 2023 | 21:39
ZYRTARE/ Lacio bën “pazar” te Juventusi, kryeqytasit transferojnë futbollistin e “Zonjës”
Lacio ka njoftuar se ka kompletuar huazimin e Luka Pelegrinit nga skuadra e Juventusit. Të kaltrit e Sarrit kanë opsionin e blerjes së kartonit të italianit pas përfundimit të sezonit aktual.
Pelegrini 23-vjeçar, luan si mbrojtës i krahut të majtë, ndërsa me Juventusin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Ai në gjashtë muajt e parë të sezonit aktual luajti për gjermanët e Ajntraht Franfurtit. Në Bundesligë futbollisti luajti nëntë ndeshje, ndërsa katër ndeshje u aktivizua edhe në Ligën e Kampionëve.
PANORAMASPORT.AL
