ZYRTARE/ Laçi mendon për të ardhmen, kurbinasit “rrëmbejnë” 3 talente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2023 | 22:22

ZYRTARE/ Laçi mendon për të ardhmen, kurbinasit “rrëmbejnë” 3 talente

Laçi mendon për të ardhmen! Kurbinasit vazhdojnë t’i kushtojnë një vëmendje speciale, talenteve, teksa ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi bardhezi bën me dije se kanë arritur marrëveshjen me 3 lojtarët e Akademisë Internacional Tirana.  

laci

Bëhet fjalë për Emanuil Gucin, Orgi Cena dhe Khalil Taleb, të 3 këta futbollistë kanë firmosur kontratë 5 vjeçare dhe do të jenë pjesë e laçianëve. Kujtojmë që kurbinasit janë model për sa i përket futbollistëve të rinj që kanë promovuar kryesisht vitet e fundit, ku padyshim që modeli më i mirë i suksesit ka qenë Myrto Uzuni.  

laciiii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"