ZYRTARE/ Kur do të rikthehet futbolli në Shqipëri? Qeveria nxjerr vendimin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 0:18

ZYRTARE/ Kur do të rikthehet futbolli në Shqipëri? Qeveria nxjerr vendimin e fundit

Futbolli në Shqipëri do të rikthehet në momentin kur qeveria shqiptare të heqë gjendjen e emergjencës kombëtare prej koronavirusit.

Kategoria-Superiore-2018

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu udhëroi ditën e sotme për heqjen e ndërprerjes së aktiviteteve publike deri në datën 3 prill duke lënë afat të pacaktuar.

Duke parë rritjen e numrit të personave të infektuar në Shqipëri nga koronavirusi (259 dhe 15 qytetarë të vdekur), qeveria shqiptare pezullon në mënyrë kategorike çdo lloj angazhimi apo aktiviteti publik në lidhje me arsimin, sportin, etj.

Të detyruar prej kësaj situate, klubet e futbollit shqiptar duhet të zbatojnë këtë urdhër të fundit.

ministria-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"