ZYRTARE/ Kukësi konfirmon dy largime, ja prapaskenat me mbrojtësin Jorgo Meksi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 13:52

ZYRTARE/ Kukësi konfirmon dy largime, ja prapaskenat me mbrojtësin Jorgo Meksi

Tashmë është zyrtare, Agnaldo Moraesh dhe Ante Zivkoviç nuk janë më futbollistë të Kukësit!

KUKESI 1

Si mesfushori po ashtu edhe sulmuesi kanë ndërprerë bashkëpunimin me klubin verilindor, teksa janë këta të fundit të cilët e konfirmojnë me anë të një njoftimi në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Kukësi ka sqaruar edhe çështjen e mbrojtësit, Jorgo Meksi ku deklarojnë se futbollisti në fjalë nuk është larguar.

Gazeta mëson se 27-vjeçari ka qenë i dëmtuar dhe nuk është larguar, ndryshe nga sa është mësuar se mund të kishte ikut përfundimisht, por do t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës në stërvitje.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË KUKËSIT –

“FK Kukësi njofton se mesfushori Agnaldo Moraes dhe sulmuesi Ante Zivkovic nuk janë më pjesë e klubit tonë. Futbollistët në fjalë dhe klubi kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Klubi i Kukësit hedh poshtë lajmet e publikuara ditën e sotme nga media e shkruar në lidhje me largimin e mbrojtësit Jorgo Meksi. Meksi ka kontratë për 2 sezone me klubin tonë dhe lajmi për largimin e tij nuk është i vërtetë.

Klubi i Kukësit kërkon nga mediat të kenë më shumë kujdes dhe të tregohen profesionistë në publikimin e lajmeve. Zyra e shtypit është e hapur për çdo konfirmim që mund të keni nevojë, prandaj ju kërkojmë të mos publikoni informacione të rreme.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, presim një bashkëpunim më të mirë në vijim.”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"