ZYRTARE/ Juventusi “blindon” mesfushën, Khedira rinovon deri në 2021

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 11:51

ZYRTARE/ Juventusi “blindon” mesfushën, Khedira rinovon deri në 2021

Juventusi ka njoftuar ditën e sotme, se mesfushori gjerman, Sami Khedira, ka rinovuar kontratën me “Zonjën e Vjetër”, deri në vitin 2021. Tek Juventusi, e cilësojnë si një element të rëndësishëm, lojtarin e ardhur nga Reali tre sezone më parë.

khedira

Në 113 ndeshje me Juventusin, Khedira ka shënuar edhe 20 gola, si dhe ka fituar tre tituj kampion, e tre trofe të Kupës së Italisë. “Që nga ardhja e tij në 2015, Khedira ka demonstruar gjithmonë klas, teknikë, karizëm e eksperiencë në mesfushën e Juves. Ai është përmirësuar çdo sezon e më shumë, dhe nuk është çudi që tek Juventusi është mesfushori që ka luajtur më shumë në tre sezonet e fundit” – shkruhet në njoftimin e klubit bardhezi pas rinovimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"