ZYRTARE! Ish-mesfushori i Kukësit e mbyll në Austri, klubi e lë lojtar të lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2023 | 15:31

ZYRTARE! Ish-mesfushori i Kukësit e mbyll në Austri, klubi e lë lojtar të lirë

Albin Gashi nuk do të jetë më futbollisti i SV Horn në kampionatin austriak të futbollit. Kontrata e ish-mesfushorit të Kukësit ka përfunduar me fundin e këtij sezoni dhe klubi nuk e ka rinovuar.

albin gashi

Në këtë mënyrë, Gashi largohet pas 1 sezoni e gjysmë ku në 43 ndeshje ka arritur të shënojë 5 gola si edhe ka ndihmuar skuadrën me 6 asiste. Skuadra e tij u rendit në vendin e katërt në ligën e dytë austriake, duke mos arritur të ngjitet në Superligë.

Tashmë, mesfushori i krahut të djathtë do të kërkojë për një tjetër aventurë. 26-vjeçari e njeh edhe futbollin shqiptar, duke qenë se ka luajtur me fanellën e Kukësit në 33 ndeshje por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"