Postuar: Janar 3, 2019 | 18:50
ZYRTARE/ Ilir Duro largohet nga Egnatia, ja kush e merr drejtimin e klubit rrogozhinas
Pas 14 javësh në Kategorinë e Parë, Egnatia e mbylli në vendin e tretë në grupin B, 5 pikë më pak se Bylisi i vendit të parë. Gjithsesi, bashkia e Rrogozhinës, ka bërë një ndryshim në stolin e ekipit.

Ilir Duro nuk do të jetë më trajner i ekipt, dhe “timonin” e Egnatias, do ta marrë Bledar Sinella. Kavajasi 48-vjeçar, ka një karrierë si trajner i disa ekipeve në Shqipëri, ku përmenden Besa, Tomori apo edhe Laçi.

Ndërkohë, Ilir Duro, në 14 javë, mori 8 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje, duke grumbulluar 25 pikë në total. Egnatia tashmë me një frymë të re në drejtim, do të vazhdojë luftën për një vend në Kategorinë Superiore sezonin tjetër.













