ZYRTARE/ Hap i madh në karrierë, talenti shqiptar transferohet te skuadra portugeze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2021 | 14:51

ZYRTARE/ Hap i madh në karrierë, talenti shqiptar transferohet te skuadra portugeze

Arbi Pengu, talenti pogradecar, ka bërë një hap tepër të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa ka firmosur kontratë profesioniste (2+1), me klubin portugez të Leixos SC.

Pengu6

18-vjeçari shkëlqeu në kampionatin e moshave, në sezonin e kaluar, duke u shndërruar në një lider te skuadra e Pogradecit, duke zgjuar interesin e shumë menaxherëve të huaj, por duket se oferta e klubi portugez, ka joshur talentin pogradecar, që do të tentojë të lerë gjurmë të mëdha në këtë aventurë të re. Edhe pse në moshë të re, Pengu, debutoi edhe me ekipin e parë të Pogradecit, në Kategorinë e Parë.

Pengu5

Në karrierën e tij të suksesshme, Arbi numëron edhe 3 prezenca me Kombëtaren U-17. Ai është aktivizuar në sfidat ndaj Moldavisë, Turqisë dhe Anglisë. Me këto rritmi të kënaqshme, gjasat janë të mëdha që pas Endri Çekiçit, një tjetër talent pogradecar t’i bashkohet sistematikisht ekipeve kombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"