ZYRTARE/ E kërkonte dhe Tirana, Shkëndija ndërpret bashkëpunimin me trajnerin 45-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2023 | 21:10

ZYRTARE/ E kërkonte dhe Tirana, Shkëndija ndërpret bashkëpunimin me trajnerin 45-vjeçar

Ardian Nuhiu nuk është më trajneri i Shkëndijës së Tetovës, me klubin shqiptar të Maqedonisë së Veriut që ka ndërprerë kontratën me 45-vjeçarin.

nuhiu

Me anë të një komunikate në faqen zyrtare, klubi kuqezi bënë me dije se me anë të një marrëveshje të dyanshme, kontrata e Nuhiut është ndërprerë.

Për momentin Shkëndija ndodhet në vendin e tretë në kampionat me 35 pikë, katër më pak se kryesuesit e Strugës.

Kujtojmë që Nuhiu ishte një nga trajnerët që përflitej verën e kaluar për të marrë postin e trajnerit te Tirana, në rast se Orges Shehi nuk do të vazhdonte bashkëpunimin me bardheblutë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"