Zyrtare / Arlind Ajeti transferohet te Krotone, huazim me të drejtë blerjeje nga Torino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2017 | 16:29

Zyrtare / Arlind Ajeti transferohet te Krotone, huazim me të drejtë blerjeje nga Torino

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, është tashmë zyrtarisht pjesë e skuadrës së Krotones në Serinë A. Ky transferim ishte përfolur prej ditësh, por vetëm sot është konfirmuar nga klubet të cilat kanë gjetur marrëveshjen përfundimtare mes tyre.

ajeti

24-vjeçari nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Sinisha Mihajloviç teksa në sezonin e kaluar me Torinon qëndroi thuajse gjatë gjithë kohës në stolin rezervë. Forma e transferimit të tij nga Torino te Krotone është huazim me të drejtë blerjeje.

Ajeti pritet që të jetë një titullar i rëndësishëm për skuadrën që në sezonin e shkuar surprizoi Serinë A teksa siguroi mbijetesën pas një ecurie fantastike në javët e fundit të kampionatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"