Zvicra, me pesë shqiptarë në Botërorin e Brazilit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2014 | 11:38

Zvicra, me pesë shqiptarë në Botërorin e Brazilit

zvicraZvicra është finaliste e Botërorit 2014. Si pjesë e grupit tonë eliminator në fushatën kualifikuese për këtë kompeticion madhor, helvetët kanë edhe një pjesë “shqiptare” në përbërjen e tyre. Madje, për nga numri i lojtarëve me origjinë shqiptare të ftuar nga trajneri Otmar Hitzfeld, kemi të bëjmë me gjysmë formacioni. Pesë është numri i “shqiptarëve” në mesin e 23 të ftuarve për Kupën e Botës, që nis më 11 korrik në Brazil. Ata janë: Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemjali. Trajneri gjerman I Zvicrës ka lënë jashtë kësaj liste mesfushorin Pajtim Kasami dhe mbrojtësin Arlind Ajeti. Kasami ishte i ftuar në skuadër gjatë kualifikimeve të fundit, por paraqitjet e zbehta me Fulhamin e kanë lënë jashtë ekipit kombëtar helvet.
Ja lista e kombëtares zviceriane për Botërorin 2014:
Portierë: Diego Benaglio, Yann Sommer, Roman Bürki.
Mbrojtës: Steve von Bergen, Johan Djourou, Michael Lang, Stephan Lichtsteiner, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär, Philippe Senderos, Reto Ziegler.
Mesfushorë: Xherdan Shaqiri, Tranquillo Barnetta, Gökhan Inler, Valon Behrami, Blerim Dzemaili, Gelson Fernandes, Valentin Stocker.
Sulmues: Josip Drmic, Admir Mehmedi, Haris Seferovic, Mario Gavranovic, Granit Xhaka.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"