Zidan shton ritmin e stërvitjes, dy sulmuesit që vuajtën nga dëmtimi e kalojnë me sukses provën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 20:50

Zidan shton ritmin e stërvitjes, dy sulmuesit që vuajtën nga dëmtimi e kalojnë me sukses provën

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan ka vendosur të shtojë ritmin e stërvitjes këtë të mërkurë, në mënyrë që të përgatisë skuadrën e tij sa më mirë për rifillimin e sezonit.

Reali

Një lajm i mirë nga kjo seancë stërvitore është që sulmuesit Eden Hazard dhe Marko Asensio i kryen ushtrimet shumë mirë të dy, duke dëshmuar në këtë mënyrë se e kanë lënë pas dëmtimin.

asensiooo

Gjithsesi, janë dhe 2 sulmues të tjerë me probleme te Reali. Mariano Dias dhe Luka Joviç, me këtë të fundit që ka nevojë për më shumë kohë që të rikuperohet.

luka-jovic-real-madrid-1572509270-27062

Ndërsa Mariano duhet t’i ishte bashkuar skuadrës, ama edhe këtë javë u stërvitet individualisht në palestër. Në rast se Mariano nuk do të mund të bashkohet me ekipin në ditët e ardhshme, kjo do të thotë probleme për qendrën e sulmit të Realit, sepse do të duhej të llogariste vetëm te Benzema.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"