Zhorzhinjo zbulon besëtytninë e Sarrit: Nuk e prek topin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 14:17

Zhorzhinjo zbulon besëtytninë e Sarrit: Nuk e prek topin…

Me Eden Hazardin për 40-45 minuta. Ky është konfirmimi që jep Mauricio Sarri për derbin e sotëm kundër Kristal Palasit në “Stamford Bridge”.

skysports-jorginho-maurizio_4361699

Ndërsa, beniamini i tij që e mori me vete nga Napoli këtë verë, Zhorzhinjo, përpiqet të zbulojë pak nga sekretet e trajnerit të tij supersticioz. Kur tekniku italian drejtonte Sansovinon në Serinë D, ai u përplas me një nga makinat e lojtarëve të tij përpara ndeshjes, të cilën ata e fituan.

fo

Bankieri e përsëriti të njëjtën gjë edhe javën tjetër kur ata kishin një përballje për kreun dhe fituan përsëri. Zhorzhinjo zbulon se ai ka edhe një besëtytni tjetër, e cila është që të mos e prekë kurrë topin gjatë ndeshjes. “Është me të vërtetë e lehtë ta kuptosh Sarrin. Ashtu si duket, ashtu edhe është. Ai nuk ka sekrete. Është një burrë i thjeshtë. Ka supersticionet e tij ashtu si të gjithë. Për shembull, ai nuk e prek kurrë topin e ndeshjes. Edhe nëse jemi duke humbur dhe topi shkon pranë tij në stol dhe ne duhet ta nisim lojën sa më shpejt që të jetë e mundur, ai as që do t’i afrohet topit. Nuk do ta prekë kurrë”, tha mesfushori për televizionin e klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"