Zgjohet Vllaznia, prezanton 3 malazezë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Korrik 6, 2015 | 16:53

Zgjohet Vllaznia, prezanton 3 malazezë

vllazniaVllaznia bën goditjen e radhës në merkato. Dje, ashtu siç dhe pritej, ka firmosur kontratat me tre lojtarë malazezë. Bëhet fjalë për portierin Andrija Dragojeviç 23 vjeç, qendërmbrojtësin shtatlartë 24-vjeçar, Stefan Cicmil, e po ashtu edhe sulmuesin 28-vjeçar, Darko Paviçeviç.

Të tre këta futbollistë kanë mbërritur dje në Shkodër dhe kanë nënshkruar për një vit me Vllazninë. Andrija Dragojeviç njihet për paraqitjen e tij të mirë me ekipet, ku edhe është aktivizuar. Ai e tregoi një gjë të tillë edhe gjatë testit të kaluar pak ditë më parë në Shkodër. Ndërkohë që qendërmbrojtësi Stefan Cicmil, i cili ka qenë pjesë e ekipeve të njohura në Mal të Zi, si Buduçnost, Kom, Randiçki, Spartak e Mlladost, ka një shtatlartësi të admirueshme prej 1.90 cm.

Edhe sulmuesi Darko Paviçeviç është i gjatë 1.98 cm, ndërsa ka një eksperiencë jo vetëm në Mal të Zi. Që të tre këta malazezë shihen nga ana e drejtuesve të klubit të Vllaznisë si afrimet me shumë vlerë. Pas firmës, ata janë prezantuar nga ana e administratorit Kalamishi.

Lojtarët Andrija

Dragojeviç, Stefan Cicmil dhe Darko Paviçeviç, pasi kanë hedhur firmat në kontratë, janë shprehur tepër të kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje. Të tre këta futbollistë premtojnë më të mirën për Vllazninë, me qëllim realizimin e synimeve. Ja se si shprehet sulmuesi Paviçeviç: “Kam ardhur me shumë dëshirë në këtë skuadër. Me të gjitha ekipet që unë kam luajtur në sezonet e fundit kam qenë një nga shënuesit më të mirë. Këtë gjë ia garantoj edhe Vllaznisë. Do të dal sërish edhe me këtë skuadër një nga futbollistët më të mirë të saj dhe pa dyshim golashënuesi më i mirë. Do të bëjmë që të gjithë më të mirën që kjo skuadër të jetë sa më lart në kampionat”, ka pohuar sulmuesi Paviçeviç. Ndërsa “gardiani” Dragojeviç, i cili do të jetë i treti malazez që do të mbrojë portën e Vllaznisë, gjatë prezantimit, ka theksuar: “Jam i kënaqur që kam nënshkruar me Vllazninë. Shpresoj që me këtë skuadër të arrij të bëj më të mirën time. Mendoj se me kalimin e jav- ëve do të arrijmë t’i tregojmë vlerat tona. Shpresoj të jem në nivelin e dy bashkatdhetarëve të mi që kanë luajtur për ngjyrat e këtij klubi”. Ndërsa, qendërmbrojtësi Cicmil ka premtuar se do të jetë një garanci për mbrojtjen shkodrane edicionin e ardhshëm futbollistik. “Do të bëjmë të gjithë së bashku më të mirën për këtë skuadër. Është një kënaqësi që do të jem pjesë e këtij klubi. Shpresoj dhe besoj se do të jem një garanci për mbrojtjen”. Drejtuesit e klubit të Vllaznisë duket se po realizojnë ato objektiva që i kishin vënë vetes në këtë merkato. Ata deklarojnë se, deri në fund të kësaj jave, do të kompletojnë skuadrën edhe me afrime të tjera, që do ta plotësonin grupin për edicionin e ardhshëm futbollistik.

Të dhënat e 3 futbollistëve më të rinj të shkodranëve:

Andri Dragojevic (23 vjec)
Datelindja: 25.12.1991
Pozicioni: Portier
Vendlindja: Mal i Zi

Stefan Cicmil (24 vjec)
Datelindja: 16.08.1990
Vendlindja: Mal i Zi
Gjatesia: 1.90 cm
Pozicioni: Mbrojtes qendre

Darko Pavicevic (28 vjec)
Datelindja: 27.12.1986
Vendlindja: Mal i Zi
Pozicioni: Sulmues
Gjatesia: 1.98 cm






www.minuta90.com