Zgjedhjet/ Prodani apo Alimehmeti, sot votohet për Shoqatën e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 11:46

Zgjedhjet/ Prodani apo Alimehmeti, sot votohet për Shoqatën e Tiranës

Pas mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme në Shoqatat Rajonale në Durrës dhe Elbasan, me një proces të kontestuar dhe plot akuza, ku u votuan dhe u zgjodhën kryetarët duke mos pranuar kandidatë kundërshtarë, ditën e sotme në orën 15:00 do të mblidhet asambleja në Shoqatën e Futbollit Tiranë ku të gjithë anëtarët e kësaj shoqate do të votojnë për kryetarin e ri. Kandidatë për këtë post janë Krenar Alimehmeti dhe Eduard Prodani.

SHOQATA RAJONALE E FUTBOLLIT TIRANE 1

SHOQATA RAJONALE E FUTBOLLIT TIRANË

Ditën e sotme në orën 15:00, pranë ambienteve të Federatës Shqiptare të Futbollit është përcaktuar për t’u mbledhur asambleja e përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, duke u spostuar me disa orë më vonë, pasi në fillim u tha se mbledhja do të niste në orën 11:00 të paradites.

Në rend dite është votimi i kryetarit, ku kandidatë janë Eduard Prodani, ish-sekretar i përgjithshëm i FSHF-së dhe Krenar Alimehmeti, ish-drejtor sportiv i klubit të futbollit Tirana. Tjetër pikë në rendin e ditës së asamblesë është edhe votimi për nxjerrjen e gjashtë delegatëve që do të kenë të drejtë vote për të zgjedhur presidentin e ri në asamblenë e 2 marsit 2022.

Sipas faqes së federatës, aktualisht numri i anëtarëve të publikuar në Shoqatën e Futbollit Tiranë është 41.

SHOQATA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"