Zgjedhje e lehtë për Panuçin, ja kë lë në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 19:19

Zgjedhje e lehtë për Panuçin, ja kë lë në tribunë

Shqipëria dhe Skocia do të përballen së bashku në orën 20:45 në “Loro Boriçi” të Shkodrës në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Grezda

Ndryshe nga herët e tjera, kësaj here, trajneri Panuçi e ka pasur më të lehtë të zgjedhë 23 lojtarët e gatshëm për sfidën ndaj Skocisë.

Mungesat kanë bërë që tekniku italian të ketë të gatshëm vetëm 23 lojtarët dhe të gjithë do kenë mundësi të jenë në dispozicion. Në tribunë do ta ndjekin ndeshjen vetëm Migjen Basha dhe Elseid Hysaj që janë të pezulluar për shkak të kartonëve. Këtë gjë e tregon më së miri edhe videoja e publikuar nga “RTSH Sport” në dhomat e zhveshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"