Ze Maria: Duhej të bëja gati darkën, prandaj ika nga stadiumi. Problemet këtu fillojnë tek…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2018 | 23:19

Ze Maria: Duhej të bëja gati darkën, prandaj ika nga stadiumi. Problemet këtu fillojnë tek…

I ftuar në emisionin Procesi Sportiv, trajneri i Tiranës, Ze Maria, flet edhe për një notë proteste, teksa u largua menjëherë nga stadiumi, vetëm pasi siguroi ngjitjen në fitoren ndaj Pogradecit. Ai u shpreh me ironi se u largua shpejt për në shtëpi, pasi i duhej të bënte gati darkën.

ze mariaa

Sa i vështirë rikthimi?

Ishte e vështirë, sepse të gjithë donin ta mundnin Tiranën. Jemi treguar të zotët dhe të përqendruar. Përgëzimet e mia për lojtarët për mënyrën si janë sjellë dhe si janë stërvitur për kaq kohë. Kishim 3 objektivë në fillim të sezonit, dy i arritëm.

Pse u largua në atë mënyrë nga ndeshja e fundit?

Pas ndeshjes duhet të shkoja në shtëpi, të bëja gati darkën, prandaj e kisha me ngut, të shkoja në shtëpi. Ishte momenti i lojtarëve, trajneri flet pak. Kur humbet, dhe kur fiton, duhet të flasë më pak. Duhet të festojnë djemtë. Janë çastet e tyre. Pas 8 muajsh, pas një pune të lodhshme, duhet të flisnin ata, gazetarët e kush ndodhej në stadium. Unë kam të gjithë kohën për të folur. Bëhet fjalë për gjëra që duhet t’i sqaroj me ato që i takojnë.

Ishte një notë proteste ai largim pas ndeshjes?

Siç e thashë, unë vij nga Italia, që nga futbolli, kam luajtur vetëm në veri të Italisë, ku mentaliteti është më i hapur. Atje gjërat janë më të sakta, më të përpikta. Njeriu ka rregullat e tij, është më i organizuar. Këtë gjë kam dashur të rrënjos në mendjet e lojtarëve të mi. Problemet më pas fillojnë në ambientet rreth skuadrës. Do e diskutoj me drejtuesit nëse do të vazhdoj apo jo më tej. Do i bëj këto sqarime kokë për kokë, me qetësi dhe pa ngut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"