Zbulohet prapaskena/ Barcelona prenoton Lautaron, Interi i dha leje që në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 23:29

Zbulohet prapaskena/ Barcelona prenoton Lautaron, Interi i dha leje që në janar

Parashikohej një verë e qetë në merkato për shkak të krizës që po kalojnë skuadrat për shkak të Koronavirusit, por në fakt pritet të ndodhë e kundërta. Barcelona po kujdeset që të ketë transferime të bujshme dhe emri i parë është Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas i Interit është shumë pranë kalimit te katalanasit dhe në Spanjë janë të bindur se klubet po gjejnë gjuhën e përbashkët.

lautaro-martinez-6-e1578349504476

Gjithçka ka nisur në fundin e muajit janar, kur Lautaro i mahniti të gjithë me perfomancat e tij dhe drejtuesit katalanas nxituan që të fitonin konkurrencën me skuadrat e tjera. Mësohet se Barcelona i ka kërkuar leje Interit që të bisedojë me Lautaron për të folur dhe për të parë idenë që kishte lojtari në lidhje me një transferim të mundshëm.

Bepe Marota ka patur në takim me drejtuesit katalanas në Milano dhe e ka lejuar Lautaron që të bisedojë duke qenë se dëshira e këtij të fundit është që të luajë përkrah Lionel Mesit. Mirëpo, në atë kohë ka patur një kusht: 111 milionë euro, ose gjithçka do të dështojë. Barcelona do të bënte një sforco, por kërkon mirëkuptimin e Interit në këtë situatë dhe shpreson që drejtuesit zikaltër të pranojnë përfshirjen e lojtarëve në këtë marrëveshje.

PËRGJIGJE, PËR 2 DITË

Barcelona ka ofruar 60 milionë euro dhe dy futbollistë për të transferuar Lautaro Martinezin, i cili ka arritur akordin me klubin spanjoll për 4 vite me pagë vjetore 10 milionë euro. Njëri prej lojtarëve është Arturo Vidal, por tjetri nuk dihet ende. Semedo është një profil që i pëlqen Kontes, por problemi është se Marota ka nevojë për miliona që të bëjë blerjet e tjera për Interin. Zikaltrit duhet të përgjigjen brenda 15 majit dhe kanë kohë dy ditë që të gjejnë formulën e duhur.

lAUTARO mARTINEZ

Zërat në Itali thonë se presidenti Zhang po e merr këtë si një presion nga ana e Barcelonës dhe në momentet e fundit të vendosë të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar deri tani. Për momentin duket se transferimi është në rrugën e duhur dhe klubet kërkojnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët për të plotësuar dëshirën e sulmuesit argjentinas.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"