Ylber Ramadani mungon në stërvitjen e Leçes, klubi shpjegon me komunikatë gjendjen shëndetësore të lojtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 17:51

Ylber Ramadani mungon në stërvitjen e Leçes, klubi shpjegon me komunikatë gjendjen shëndetësore të lojtarit

Stërvitja e sotme e Leçes, në prag të sfidës me Sasuolon që është një përballje direkte për mbijetesën në Serinë A, është zhvilluar pa praninë e Ylber Ramadanit. Klubi fillimisht bëri të ditur thjesht se lojtari kishte probleme shëndetësore dhe më pas, doli me një komunikatë të mirëfilltë rreth situatës së tij.

ramadani

“Leçe komunikon se futbollisti Ylber Ramadani nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme për shkak të një faringiti të mundshëm me temperaturë të lartë, ndaj po i nënshtrohet kontrolleve të tjera mjekësore”, shkruhej në komunikatë, duke zbuluar gjendjen shëndetësore të futbollistit të kombëtares shqiptare i cili është kthyer në një element të rëndësishëm për këtë klub.

Në këtë sezon, Ramadani është kthyer në një element të rëndësishëm për skuadrën e Leçes, duke luajtur në 30 ndeshje në Serinë A, teksa ka shënuar edhe një gol në radhët e kësaj skuadre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"