VOLEJBOLL MESHKUJ/ Tirana dhe Partizani nuk falin, Erzeni bie në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2023 | 12:40

VOLEJBOLL MESHKUJ/ Tirana dhe Partizani nuk falin, Erzeni bie në Korçë

Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj ka zhvilluar ndeshjet e ditës së tretë për fazën e grupeve, një ditë që ka dhuruar përballje dhe rezultate interesante.

tirana volej

Në Grupin A, Tirana dhe Partizani nuk falën, duke siguruar 3 pikët e radhës me fitore të pastra. Bardheblutë e Arben Sakos, të cilët janë fitues në dy edicionet e fundit të këtij kompeticioni, likuiduan Teutën me rezultatin 3-0.

Siç edhe pritej, Tirana nuk e kishte të vështirë, duke i fituar setet përkatësisht në shifrat 25-17, 25-20, 25-19, në një takim që zgjati 71 minuta. Kjo ishte fitorja e tretë për bardheblutë, të cilët ruajnë pozitat si kryesues të grupit, ndërsa tashmë do të fokusohen për eksperiencën europiane.

Tirana do të zhvillojë ndeshjen e parë më 22 nëntor, ora 19:00 në Farkë përballë gjermanëve të Helios Grizzlys Giesen, takim i vlefshëm për raundin e dytë të “Challenge Cup”.

554545

Ndërkohë në sfidën tjetër të Grupit A, Partizani kaloi me sukses derbin përballë Studentit. Skuadra e Ylli Tomorrit triumfoi me rezultatin 0-3 në përballjen e luajtur në Farkë.

Partizani ishte dukshëm superiorë në të tria setet, duke i fituar bindshëm në shifrat 11-25, 17-25 dhe 15-25, me takimin që zgjati 77 minuta.

Ky ishte suksesi i dytë në grup për “demat”, të cilët reagojnë pas humbjes në sfidën e kaluar ndaj Tiranës, duke u afruar edhe më shumë me kualifikimin.

02151

Për sa i përket ndeshjeve të Grupit B, spikat fitorja e Skënderbeut ndaj Erzenit në Korçë. Vendësit triumfuan me rezultatin 3-2, duke i befasuar shijakasit, të cilët konsideroheshin favoritë në këtë përballje.

Takimi ishte mjaft interesant dhe i luftuar nga fillimi e deri në fund. Skënderbeu e filloi më mirë për të marrë setin e parë 25- 17, ndërsa Erzeni riktheu baraspeshën, duke fituar të dytin 22-25. Seti i tretë foli për korçarët e trajnerit Arben Prifti, që fituan 25-18, duke kaluar në 2-1.

Megjithatë miqtë e drejtuar nga Ilia Koja, reagojnë në setin e katërt, duke fituar 20-25, për të barazuar në 2-2, duke e çuar sfidën me set final. Por në fund të zotët e shtëpisë tregohen më të saktë, teksa triumfojnë 15-11 në setin e pestë, duke siguruar fitoren 2-pikëshe, me 1 pikë që shkon për shijakasit.

02121

Në ndeshjen e tjetër të këtij grupi, Vllaznia mundi të premten Elbasanin 3-0 (25- 12, 25-13, 25-23), duke marrë edhe vendin e parë në renditje.

202102

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"