VOLEJBOLL FEMRA/ Beteja për dy vendet e mbetura në gjysmëfinale (KALENDARI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 12:46

VOLEJBOLL FEMRA/ Beteja për dy vendet e mbetura në gjysmëfinale (KALENDARI)

Volejbolli i femrave gjithashtu do të luajë ditën e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve në Kupën e Shqipërisë.

VOLEJBOLL FEMRA

Në Grupin A, Barleti do të përballet me Partizanit në derbin e kryeqytetit, ndërsa Vllaznia sfidon Korabin.

Të kuqet tashmë e kanë siguruar kualifikimin, ndërsa biletat tjetër që të çon në gjysmëfinale do të shkojë për njërën mes universitareve dhe shkodraneve.

Në Grupin B Lushnja do të përballet me Skënderbeun, ndërsa Tirana pret Teutën.

Myzeqaret dhe kryeqytetaset janë në garë për kualifikimin, ndërsa korçaret siç dihet tashmë e kanë hipotekuar kalimin për në fazën tjetër në kompeticonin e Kupës së Shqipërisë.

SK 2 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"