VOLEJ MESHKUJ/ Triumf bardheblu, Tirana mund Erzenin dhe ngre lart Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2023 | 22:51

VOLEJ MESHKUJ/ Triumf bardheblu, Tirana mund Erzenin dhe ngre lart Kupën e Shqipërisë

Është Tirana skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë 2022-2023 në volejboll për meshkuj. Ashtu sikurse një sezon më parë, bardheblutë e trajnerit Arben Sako mposhtën Erzenin në finale me rezultatin 3-1 (25-18, 26-28, 25-21, 25-19), për ta mbyllur me festë në sallën e Farkës.

Tirana volej meshkuj Kupa e Shqiperisë

Një ndeshje e bukur dhe e luftuar, por Tirana bëri një lojë më të mirë duke merituar e plotësisht suksesin. Paraqitje fantastike nga Ledion Martiro dhe argjentinasi Nahuel Lapera, protagonistë respektivisht me 25 dhe 24 pikë për bardheblutë.

Ky është trofeu i nëntë i Kupës së Shqipërisë për kryeqytetasit, të cilën mbrojnë kurorën në këtë kompeticion dhe vijojnë ciklin e shkëlqyer të sukseseve. Vlen të theksohet fakti se atmosfera në sallën e Pallatit të Sportit ishte elektrizuese, teksa tifozët e kishin mbushur plot e për plot.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"