Vllaznia bën 99 vjeç, asnjë ceremoni për ditëlindje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 11:49

Vllaznia bën 99 vjeç, asnjë ceremoni për ditëlindje

Vllaznia bëri dje zyrtarisht 99 vjeç. Ditëlindja ka kaluar disi në harresë në Shkodër. Askush nuk organizoi një ceremoni sado të thjeshtë, që të kujtohej krijimi i këtij klubi, i cili është më i vjetri në Shqipëri.

Vllaznia logo

Gjithçka është kaluar me një urim në faqen e klubit. “Pa dyshim që gjithë këto vite kanë qenë të mbushura me shumë gëzime, trofe dhe momente të lumtura.

Vllaznia i ka gëzuar jo pak shkodranët, por në çaste të caktuara edhe i ka hidhëruar. Skuadra e sotme nuk ndodhet në momentet e saj më të mira, por po bëhen të gjitha përpjekjet që 100-vjetori i krijimit të saj ta gjejë krejt ndryshe”, shkruhej në këtë postim. Shpresa e vetme është që 100-vjetori ta gjejë Vllazninë me një skuadër ndryshe, stadium të tejmbushur dhe, pse jo, me trofe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"