Vjen konfirmimi: Xhevahir Sukaj është zyrtarisht i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2017 | 17:22

Vjen konfirmimi: Xhevahir Sukaj është zyrtarisht i Partizanit

Pritej zyrtarizimi, i cili erdhi sot: Xhevahir Sukaj është lojtar i Partizanit.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas përmes një njoftimi në profilin e vet në “Facebook”.

Muzaka zyrtare Partizani

“Xhevahir Sukaj nga sot është edhe zyrtarisht lojtar i Partizanit. Sulmuesi i cili iu bashkua skuadrës përgjatë merkatos së janarit ka mbyllur gjithçka me klubin malajzian FC Perak dhe ka nënshkruar kontratën e re me klubin e kuq duke u konfirmuar si pjesë e skuadrës për sezonin në vijim.

Bomberi shkodran, i cili sezonin e kaluar realizoj 22 gola, tashmë është sërish pjesë e familjes së kuqe dhe në shërbim të skuadrës për të realizuar objektivin madhor që klubi ka në këtë sezon futbollistik”, thuhet në komunikatën e të kuqve.

29-vjeçari stërvitet me Partizanin prej disa javësh, megjithatë ende nuk është gati për të zbritur në fushë pas një dëmtimi të pësuar në Malajzi. Sipas trajnerit Sulejman Starova, sulmuesi pritet të jetë gati pas rreth 4-5 javësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"