Videoja që po bën xhiron e internetit/ Kristiano Ronaldo i surprizon të gjithë, shikoni çfarë bën në konferencën për shtyp

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2021 | 21:30

Videoja që po bën xhiron e internetit/ Kristiano Ronaldo i surprizon të gjithë, shikoni çfarë bën në konferencën për shtyp

Kristiano Ronaldo, i surprizoi të gjithë me veprimin para startit të konferencës për shtyp në prag të sfidës ndaj Hungarisë, që Portugalia do të zhvillojë ditën e nesërme në orën 18:00.

Ronaldo

Ylli i Juventusit, në momentin e mbërritjes në sallën e konferencës, teksa po akomodohej në vendin e tij, menjëherë sapo u ul, largoi nga tavolina, dy shishet e Coca-Colës, që ishin vendosur për reklamë.

CR7 ka preferuar të tregojë bidonin e ujit, duke dhënë një mesazh të qartë për të gjithë, që të konsumojnë ujë dhe jo Coca-Cola. Një veprim i guximshëm ky i portugezit, i cili ka injoruar kështu një nga sponsorat e EURO 2020. Ky moment është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"