VIDEO/ Zabërgja bën heroin ndaj Laçit, Dinamo triumfon me 10 lojtarë dhe merr fitoren e dytë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2023 | 23:59

VIDEO/ Zabërgja bën heroin ndaj Laçit, Dinamo triumfon me 10 lojtarë dhe merr fitoren e dytë në kampionat

Dinamo ka mposhtur në transfertë Laçin me rezultatin 1-0, në sfidën e javës së gjashtë të Superiores.

WhatsApp Image 2023-09-28 at 15.30.37 (1)

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Zabërgja në minutën e 12′. Në minutën e 63′ Dinamo ngeli me 10 lojtarë në fushë pasi Behiratçe u ndëshkua me karton e dytë të verdhë duke u larguar me të kuq.

Pavarësisht tentativave të Laçit për të barazuar ata nuk arritën tja dalin të fitojnë në shtëpi. Kështu blutë e Di Biaxhos marrin fitoren e dytë për këtë edicion në Superiore.

LAÇI 0-1 DINAMO

12′ Zabërgja

NGJARJET KRYESORE 

90’+6′ Mbyllet dueli!

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

89’ Shkakton faull ndaj Krasniqit, Mijaki ndëshkohet me karton të verdhë.

87’ Myrta provon nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

86’ Zhunior lë fushën e lojës, ka minuta edhe për Mijakin.

83’ Lorran lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Mija.

79’ Largohet Kryeziu, në lojë futet Myrta.

68’ Ujka shkakton faull ndaj Gudiabisë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

66′ Tusha largohet, ka minuta për Krasniqin.

63’ Behiratçe ndërhyn ashpër ndaj Kurtit, dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Kapiteni largohet nga fusha pas kartonit të kuq. (VIDEO)

61’ Kaçorri ndërhyn ashpër ndaj Kurtit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

59’ Dy zëvendësime nga Dinamo. Largohet Denison dhe në vend të tij hyn Kaçorri, edhe Prodani lë fushën e lojës për Samake.

58’ Ujka provon me një goditje potente, por Rexhepi bën një pritje fantastike. Sobouejll gabon në zonën e vogël dhe nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin. (VIDEO)

56’ Melo tenton ti nxjerr top Sobouejllit, por Prodani largon rrezikun.

54’ Tërheq nga fanella Ujkën, Gudaibi ndëshkohet me karton të verdhë.

51’ Ujka provon nga distanca me të majtën potente, por topi shkon sipër traversës.

50’ Tresa godet drejt portës, por Rexhepi arrin të devijojë topin në këndore.

46′ Nis pjesa e dytë me ndryshime! Manellari qëndron në dhomat e zhveshjes, Barjamaj futet në lojë. Ndryshim edhe tek Dinamo, largohet Allmuça dhe në vend të tij futet Bardhi.

45’+4′ Mbyllet pjesa e parë.

45’+2′ Behiratçe shënon golin e dytë për Dinamon, por anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

43’ Denison tenton të befasojë Dajsinanin, por ky i fundit bën një pritje fantastike. (VIDEO)

38’ Tresa ndërhyn ashpër ndaj Gudaibi, dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

37’ Kryeziu provon nga distanca, por topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

36’ Tusha gjuan drejt portës, por Dajsinani arrin ta presë topin.

31’ Manellari rrëzohet në zonë, arbitri akordon 11 metërsh. Por më pas e anulon për shkak se ka qenë në pozicion jashtë loje në momentin e marrjes së topit. (VIDEO)+ (VIDEO)

26’ Ujka gjuan nga goditja e lirë, topi fluturon mbi traversë. (VIDEO)

25’ Ndërhyn ashpër ndaj Sobouejll, Behiratçe ndëshkohet me karton të verdhë.

24’ Marku harkon drejt shtyllës së dytë, Zhunior spastron rrezikun nga zona.

16’ Tresa tenton të befasojë Rexhepin, por ky i fundit bën një pritje fantastike. (VIDEO)

12’ GOOOL DINAMO 0-1! Pas një harkimi nga goditja e këndit nga Denison, Zabërgja godet dhe shkund rrjetën e Dajsinanit. (VIDEO)+ (VIDEO)

10’ Zhunior ndërhyn ashpër ndaj Denison dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

8’ Denison ka një mundësi të mirë, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin e Dajsinanit. (VIDEO)

7’ Behiratçe godet drejt portës, por nuk ka vështirësi për Dajsninanin dhe arrin ta presë topin. (VIDEO)

2’ Sobouejll godet me të djathtën potente por topi fluturon mbi traversë. (VIDEO)

1′ Nis sfida!

FORMACIONET ZRTARE:

LAÇI: Dajsninani, Kurti, Dajko, Zhunior, Qato, Kryeziu, Manellari, Melo, Ujka, Tresa, Sobouejll.

Trajner: Skerdi Bejzade

DINAMO: Rexhepi, Marku, Behiratçe, Mesa, Prodani, Zabërgja, Allmuça, Gudaibi, Denison, Tusha, Lorran.

Trajner: Luixhi di Biaxho

WhatsApp Image 2023-09-28 at 14.32.35

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"