VIDEO/ Vendos supergoli i Bregut, Teuta mposht Kastriotin me vuajtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 15:36

VIDEO/ Vendos supergoli i Bregut, Teuta mposht Kastriotin me vuajtje

Teuta ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa ditën e sotme ka mposhtur minimalisht Kastriotit, në ndeshjen e zhvilluar në Kamzë.

teuta kastrioti

Durrsakët ishin dominues gjatë pjesës së parë, por pa arritur të rrezikonin seriozisht portën e krutanëve, të cilët mbroheshin mirë. Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para, me Kastriotin që priste prapa dhe kërkonte kundërsulmin.

Duhet të vinte minuta e 71’ që të shikonim golin në këtë ndeshje, ku Dejvi Bregu pas një goditje dënimi të fituar nga ai vetë, gjuan bukur nga jashtë zone, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës. Pas këtij rasti Kastrioti u hodh në sulm, duke rrezikuar disa herë, por pa sukses për të gjetur golin. Me këtë fitore Teuta ngjitet në vendin e dytë, me 26 pikë, 3 pikë më shumë se Partizani i vendit të tretë, që luan ditën e nesërme derbin me Tiranën, ndërsa Kastrioti zbret në vendin e 7-të me 17 pikë.

FT| Kastrioti-Teuta 0-1

Bregu 71′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

89’ Xhuljo Mehmeti harrohet në zonën e Teutës, provon të surprizojë portierin Frashëri, por nuk arrin ta kapi dot topin e ardhur nga krosimi.

88’ Tjetër mundësi e mirë për Kastriotin, kroson Moraes nga e djathta, me topin që shkon te Devid, i cili gjuan me kokë, por topi shkon mbi portë.

79’ Zëvendësimi dyfishtë te Kastrioti. Ndreu largon nga fusha e lojës Nuhiun dhe Mehmetin, për të inkuadruar Vokrin dhe Dacin

78’ Stivi Frashëri bën heroin për Teutën, duke i mohuar golin Shkallës, i cili gjuajti bukur me kokë, pas një krosimi të marrë nga Xhuljo Mehemti nga goditja e këndit.

76’ Pranë golit Kastrioti me Devid, i cili lëshon një gjuajtje me të djathtën nga jashtë zone, por Frashëri është i vëmendshëm dhe e largon topin.

71’ GOOOOOOL TEUTA 0-1! Fantastik Dejvi Bregu i cili gjuan bukur nga goditja e dënimit, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës dhe zhbllokon sfidën.


70’ Mundësi shumë e mirë për durrsakët! Neziri bën ndërhyrje të gabuar ndaj Brergut pranë zonës dhe akordohet goditje dënimi.

62’ Pretendojnë për penallti te Teuta!  Ildi Gruda rrëzohet në zonë pas një dueli me Sokol Nezirin, por për gjyqtarin Eldorjan Hamiti gjithçka është e rregullt.

57’ Trajnerët kryejnë zëvendësimet e para. Martini largon Lorenco Vilën për Ildi Grudën, ndërsa Ndreu inkuadron në fushë Silvetster Shkallën për Emiljano Ccelën.

55’ Pranë golit Teuta me Dejvi Bregun, i cili merr një pasim të shkëlqyer në zonë nga Emiljano Vila, por gjuajtja e tij është shumë e dobët.

48’ Flirton me golin Teuta! Krasniqi kroson bukur nga e djathta, largon Hidi për një moment, topi shkon te Emiljano Vila, i cili gjuan menjëherë, por përsëri Hidi ndal, teksa provon edhe Kuro, por topi shkon mbi traun e portës.

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

41’ Çfarë rasti për Teutën, me Krasniqin që jep një pasim të bukur për Lorenco Vilën në zonë, por ky i fundit gabon, duke dhënë një top pa adresë prapa.

39’ Tenton të rrezikojë Kastrioti me Ramin, i cili lëviz bukur nga krahu i majtë dhe jep një krosim të rrezikshëm, por Stivi Frashëri del dhe largon topin.

35’ Vjen goditja e parë nga këndi, pas një gjuajtje të Emiljano Vilës me të majtën, me topin që u devijua nga kapiteni Çela.

30’ Krosim i rrezikshëm i Bregut në zonën e Kastriotit, largon Rezi me kokë, në të njëjtin ksion, Avdyli provon me një gjuajtje të fortë, por topi shkon mbi traun e portës.

27’ Aksion shumë i mirë për Teutën, me Bregun që rrëmben një top në mesfushë dhe niset menjëherë në drejtim të sulmit, pason te Krasniqi në të majtë, por ky i fundit gabon me krosimin e dhënë.

22’ Gabon Avdyli gjatë largimit të topit, provon menjëherë Moares, por topi ndalet në momentin e fundit nga mbrojtësit durrsakë.

11’ Dominim i durrsakëve në këto minuta të para, të cilët provojnë të rrezikojnë, por pa sukses pasi krutanët janë të vendosur mirë në prapavijë.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Kastrioti: Hidi, Neziri, Bojom, Çela, Rami, Nuriu, Deliaj, Mehmeti, Moraes, Rezi, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Avdyli, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini

formacionet

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"