VIDEO/ Vendos goli i Depaj, Atletiko e Madridit mposht mes vuajtjesh Vajekanon e Balliut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 23:32

VIDEO/ Vendos goli i Depaj, Atletiko e Madridit mposht mes vuajtjesh Vajekanon e Balliut

U luajt mbrëmjen e sotme dueli mes Atletiko Madridit dhe Rajo Vajekanos, i vlefshëm për javën e 20-të të La Ligës. Bardhekuqtë e Simeones, arritën të triumfonin me rezultatin 2-1, duke regjistruar kështu fitoren e 15-të në kampionat. Një duel tepër i luftuar ky, që u vendos nga goli i Depaj i shënuar në minutën e 90-të. 

Depj

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-1. Fillimisht ishin vendasit që shënuan në të 35-tën me Reinildon, ndërkohë që Vajekano barazoi shifrat me Garsian në minutën e 42-të. 

Për golin e fitores, Atletiko duhet të priste minutën e 90-të, kur Depaj do të tundte rrjetën pas asistit të Grizman. Për sa i përket mbrojtësit të Kombëtares, Ivan Balliut, i cili është pjesë e Vajekanos, ai u aktivizua në minutën e 64-t duke zënë vendin e futbollistit Ratiu.  

Falë këtij triumfi kryeqytetasit e Simeones kanë ngushtuar diferencën në 8 pikë nga kryesuesit e Gironës. Sfidën e radhës Atletiko e Madridit do e luajë ndaj Realit të Madridit, në një derbi që ofron spektakël.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"